“Kemi nevojë për superluks”- Investimet e dhëndrit të Donald Trump në Sazan, kryeministri Rama për Financial Times: Ndryshe nga Serbia, propozimi na u bë nga vetë Jared Kushner

“Kemi nevojë për superluks”- Investimet e dhëndrit të Donald Trump në Sazan, kryeministri Rama për Financial Times: Ndryshe nga Serbia, propozimi na u bë nga vetë Jared Kushner

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për investimet e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në ishullin e Sazanit. Për Financial Times, kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria ka nevojë për superluks, ashtu siç ka nevojë shkretëria për ujë.

“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, u shpreh ai.
Kreu i qeverisë u shpreh se në dallim nga Serbia, Shqipërisë projekti për investimin në Sazan iu është propozuar nga vetë dhëndri i ish-presidentit amerikan.

Rama tha se ndryshe nga Serbia, ku plani u propozua nga ish i Dërguari Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në vendin tonë, propozimi u bë nga vetë Kushner.
Kujtojmë se në ishullin e Sazanit synohet ndërtimi i një projekti madhor ku përfshihet një resort luksi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi