Kaosi në Kuvend/ Protesta në foto, momenti kur deputeti i PD i vendos flakën karrigeve! Çfarë nuk u pa në TV
Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në kaos gjatë seancës së sotme parlamentare, e cila u mbyll në pak minuta për shkak të aksioni të ndërmarrë nga deputetët e opozitës.
Demokratët bllokuan foltoren që në nisje të seancës, ndërsa Gaz Bardhi u pa duke hedhur sende të forta, konkretisht këmbën e një karrigeje e sende të tjera, në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.
LEXO EDHE: VIDEO/ Gazment Bardhi godet Elisa Spiropalit me këmbën e karriges, punonjësi i gardës i del në mbrojtje! Çfarë ndodhi në 20 minuta seancë të tensionuar parlamentare
Pasi hoqën nga vendi foltoren në mes të sallës së Kuvendit, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputeti Bledion Nallbati u pa duke i hehdur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin.
Pas djegies së karrigeve, grupi i opozitës u kthye sërish në sallë dhe bllokoi foltoren, por me kërkesë të grupit të PS, seanca u ndërpre për 10 minuta, por u situata nuk u normalizua dhe seanca u mbyll.
Seanca u mbyll me përjashtimin e Flamur Nokës, ndërsa Elisa Spiropali tha: “Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi