“Kandidatët e Ramës, me dosje të rënda”- Berisha u jep porositë të përzgjedhurve të vet në Elbasan: Bëni gjithçka të bashkoni çdo opozitar, do i shtrini dorën…

“Kandidatët e Ramës, me dosje të rënda”- Berisha u jep porositë të përzgjedhurve të vet në Elbasan: Bëni gjithçka të bashkoni çdo opozitar, do i shtrini dorën…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me kandidatët për deputetet në Elbasan, ku dha edhe porositë e tij për fushatën e 11 majit.

Sipas Berishës, ata duhet të bëjnë gjithçka për të bashkuar dhe për t’i shtrirë dorën çdo opozitari.
Berisha u shpreh se i ka ftuar të gjitha partitë që e konsiderojnë vetën opozitar që të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën.
“Së pari do bëni gjithçka të bashkoni çdo fluks opozitar në veten tuaj, do shtrini dorën çdo opozitari. Do pranoni bashkimin në diversitet. Kjo është prova e tolerancës, është lakmusi për një demokrat, për një njeri që u qëndron vlerave demokratike. Janë ftuar të gjitha këto partitë, pavarësisht ka prej tyre që nga mëngjesi në darkë ngrihen dhe flasin Berisha Berisha, urdhëroni i thashë, por hajdeni të rrëzojmë Edi Ramën. Do përpiqeni të tërhiqni, të bindni cdo person që do të jetë opozitar dhe e konsideron largimin e Ramës si shpëtimin e Shqipërisë. Në tërësi klima është shumë pozitive”, u shpreh kreu i PD.
Ish kryeministri komentoi edhe listat e Partise Socialiste, duke thene se kandidatet e Edi Rames jane me dosje te renda.
“Sic keni parë ju listat janë mirëpritur gjerësisht, por një gjë është e sigurt që nuk kanë asnjë krahasim me listat e palës tjetër. Edi Rama ka sot dhjetëra prej tyre me dosje të rënda vjedhjes, hajnish, përvetësim pronash. Ja ku jemi ne opozitarë 12 vite. Montuan procese politike nga më të ulëta dhe nxorën se janë të persekutuar politik. Ky është një avantazh i madh për kandidatët e opozitës. Ne mund të kemi metat tona, por ne nuk kemi mëkatet e tyre. Ne kemi qëndruar 12 vite ne opozitë dhe dalim para shqiptarëve të betuar që do dalim për ta dhe do ndryshojmë jetën e tyre”, tha Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente