“Jep dorëheqjen!”- Deputetët e PD-së pengojnë fjalën e ministres së Shëndetësisë pas skandalit tek Onkologjiku! Sula: T’ju vijë turp
Deputetët e PD-së i kanë kërkuar dorëheqjen ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, teksa ajo fliste në Kuvend për skandalin në QSUT ku mjekë dhe specialistë të Onkologjikut akuzohen se drejtonin pacientët me kancer drejt privatit.
“Jep dorëheqjen”, i drejtohen ligjvënësit demokratë, teksa Koçiu mbante fjalën në foltore dhe dënoi veprimin e bluzave të bardha.
Deputetët e PD-së goditën tavolinat duke krijuar zhurmë në sallë, ndërsa ministrja e Shëndetësisë kërkoi ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla.
“T’ju vijë turp”, iu drejtua deputeti Dashnor Sula, i cili u ngrit në këmbë në shenjë proteste.
LEXONI EDHE: “Do mbajnë mbi shpinë dhe moralin e turpit”- Ministrja Koçiu paralajmëron ndryshime në ligjin e Urdhrit të Mjekut: Do u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit nëse…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/jep-doreheqjen-deputetet-e-pd-se-godasin-tavolinat-teksa-ministrja-e-shendetesise-fliste-per-skandalin-ne-qsut-sula-tju-vije-turp/”>Burimi</a>