“Janë bërë përgjime në paraburgimin e Durrësit”- Lala: Prokurorët kanë pretenduar se kryebashkiaku mund të tentojë intimidojë dëshmitarët

“Janë bërë përgjime në paraburgimin e Durrësit”- Lala: Prokurorët kanë pretenduar se kryebashkiaku mund të tentojë intimidojë dëshmitarët

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në emisionin “Open” në News24, se kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt i janë bërë përgjime ambientale në paraburgimin e Durrësit, duke thënë se kanë qenë të autorizuara nga Prokuroria.

Sipas Lalës, i janë përgjuar bisedat jo vetëm me vëllain dhe personat e tjerë. Më tej shton Lala, se bazuar në këto përgjime, “prokurorët kanë pretenduar në sallë se Veliaj mund të intimidojë jo vetëm dëshmitarët, por të vërë në rrezik edhe marrjen e provës”.
Gazetarja ka zbuluar dhe bisedën që ka patur me avokatin e Veliajt pas seancës së sotme në Apelin e GJKKO, lidhur me provat e reja të prokurorëve të SPAK ndaj Veliajt.
“Unë kam zhvilluar një bisedë telefonike me zotin Ermir Beka Ka qenë i rezervuar për të dhënë detaje të reja. Për sa kohë tha nuk jam njohur me këto prova të reja. Do t’i shqyrtoj bashkë me ekipin ligjor dhe më pas të mbaj qëndrimin zyrtar në seancën e nesërme”, tha Lala.
Klodiana Lala: Unë kam zhvilluar një bisedë telefonike me zotin Ermir Beka Ka qenë i rezervuar për të dhënë detaje të reja. Për sa kohë tha nuk jam njohur me këto prova të reja. Do t’i shqyrtoj bashkë me ekipin ligjor dhe më pas të mbaj qëndrimin zyrtar në seancën e nesërme.
Flitet për kontrata, fatura dhe transaksione bankare. Gjithashtu flitet edhe për disa udhëtime.
Ajo çfarë ka qenë surprizë për avokatët janë disa përgjime. Veliaj është përgjuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Më 12 shkurt iu komunikua akuza dhe më 13 shkurt, sipas urdhrit, Veliaj u transferua në pparaburgimin e Durrësit, ku i janë bërë përgjime ambientale të autorizuara nga prokuroria.
Zoti Veliaj është përgjuar jo vetëm me vëllain, por edhe me persona të tjerë. Këto sipas prokurorisë, kanë qenë tentativë të zotit Veliaj për të intimiduar hetuesit, por edhe prokurorët e posaçëm dhe njerëzit e drejtësisë. Është një çështje diskrete dhe më duhen të dhëna për ta sqaruar më gjatë. Por fakti që janë përgjime të autorizuara dhe janë shoqëruar me veprime konkrete. Porositë që ka dhënë Veliaj për persona të tretë janë zbatuar pikë për pikë, tregojnë faktin se Veliaj mund të tentojë ushtrojë ndikim apo presion ndaj dëshmitarëve dhe të ndikojë në vullnetin e tyre.
Për këtë aspekt, prokurorët kanë pretenduar në sallë se Veliaj mund të intimidojë jo vetëm dëshmitarët, por të vërë në rrezik edhe marrjen e provës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente