
Ish-presidenti i Kosovës nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait! Reagon Ervin Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor
Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji thotë se ajo që iu bë ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të mos e lejuar që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është e padrejtë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ky është një injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor.
Sipas Salianjit, asnjē gjykate me çfarëdo statusi special, nuk mund të jetë mbi vlerat humane, mbi llogjiken njerëzore.
“Kjo ështē një padrejtësi ndaj Kosovës, jo thjesht ndaj një themeluesi, luftëtari”, shkruan nga burgu Salianji.
Reagimi
Prej çlirimit të Kosovës shume përpjekje jane bërë për të goditur lavdinë e UÇK.
E gjitha ka qënë e kotë.
Çdo ditë në liri, ka treguar se lufta e UÇK ka qënë e drejtë.
Çdo sukses i Kosovës, me ecjen drejt integrimit, me konsolidimin e shtetit, i jep kredite e lavdi luftëtarëve.
Arrestimi i drejtuesve të UÇK është një nder aktet qe kosovaret ja njohin vulën qe do te njollosë luften e tyre per liri. Po aq sa sjellja e sotme ndaj Hashim Thaçit, qe i refuzohet e drejta per te marre pjese ne ceremonine e varrimit te babës eshte brutale arbitrate e shkelje ne liri e te drejtave te njeriut.
Eshte sa injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor.
Asnjē gjykate me çfarëdo statusi special, nuk mund të jetë mbi vlerat humane, mbi llogjiken njerëzore.
Kjo ështē një padrejtësi ndaj Kosovës, jo thjesht ndaj një themeluesi, luftëtari.
Kosova ka një menyrë për ta çuar në vend këtë padrejtësi. Duke shenuar arritje të reja nē zhvillim, nē integrim, nē respektimin e të drejtave të njeriit, në sundimin e ligjit.
Ndersa babait të ndjerë të Hashimit jam i bindur që nuk do t’i mungojnë nderimet e respekti siç e ka nē traditë shqiptari.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi