Ish-kryeministri u la i lirë nga GJKKO/ Drejtori i Komunikimit në PD: Në çdo institucion ka të mirë e të këqinj!

Ish-kryeministri u la i lirë nga GJKKO/ Drejtori i Komunikimit në PD: Në çdo institucion ka të mirë e të këqinj!

Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD Alfred Lela në një intervistë përmes Skype për News 24 foli për lirimin e kreu të PD-së, Sali Berisha.

Me vendin të GJKKO, Berisha u lirua sot nga masa e arrestit shtëpiak, ku qëndroi në izolim për 11 muaj radhë.
Lidhur me këtë Lela tha se ne çdo institucion ka të mirë e të këqinj, ndërsa tha se gjyqtarja që mori vendimin për Berishën e mori këtë vendim bazuar në atë çka do të bënte sipas tij edhe Gjykata në Strasburg.
Lela tha se gjatë muajve të izolimit Berisha mbajti 333 fjalime, duke thënë se tashmë që ai gëzon lirinë do të flasë e do të jetë aktiv dyfish nga sa kur ishte në izolim.
 Alfred Lela: Në asnjë moment zoti Berisha kur ka folur për SPAK, apo GJKKO nuk ka folur për totalitetin e njerëzve , sigurisht ka dhe njerëz profesionalë në të dhe sigurisht është besimi i eksponentëve tjerë dhe besimi im.
Në çdo organizatë, institucion  ka  të mirë e të këqinjt. Nuk është se Berisha kishte haluçionuar, imagjinuar në kokën e vetë. Kushtetuta u shkel për Berishën, u bë një cit izolim. U desh një vit izolim të zotit Berisha, mungesa në gjirin e Partisë Demokratike për tu kthyer te kushtetuta. Nuk i kufizohet liria e deputetit pa kaluar nga parlamenti.
Është hera e parë që gjyqtarja Davidi nuk i shkon afër mendjes së krerëve të SPAK. Sigurisht që SPAK do kërkojë ta zhbëjë atë vendim. Doktor Berisha është një rast i pazakontë. 333 ditë ka mbajtur 333 fjalime. Një fjalim çdo natë, plus intervista, konferencat e shtypit mund të numërohen 1200 fjalime në izolim. E thashë këtë për të thënë se çfarë fjalimesh ka për të bërë Berisha në liri. Shumëzojeni këtë me 2 ose më tre. Berisha nuk kthehet si njeri i ndryshuar, kthehet ashtu si ka qenë. Është qendrestar.
Kreu i PD-së, Sali Berisha u rikthye sot në selinë blu pas gati 11 muajsh. Ish-kryeministri Berisha mbërriti në godinën e PD-së pasi GJKKO revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.
Sali Berisha u prit me brohorima nga mbështetësit e tij në selinë blu. Simpatizantët mbajnë në duar flamurin e SHBA-ve dhe të Partisë Demokratike.

GJKKO mori sot vendimin për të liruar kreun e PD-së që ndodhej në arrest shtëpie prej datës 30 Dhjetor 2023.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi