“I tronditur”- Vdekja e parakohshme e Gerti Bogdanit, Basha: Mik dhe bashkëpunëtor i imi! Ngushëllime familjes
Lulzim Basha është shprehur i tronditur lidhje me vdekjen e pparitur të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.
Basha shkruan përmes një postimi në Facebook, se Bogdani ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i tij, ndërsa i shprehu ngushëllime familjes.
“Jam i tronditur nga lajmi për largimin e papritur e të parakohshëm nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tim Gerti Bogdani. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes në këto orë të vështira. Mendimet dhe lutjet e mija janë me ta në këtë dhimbje të madhe.
Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë ditë zie, kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, demokratët kujtojnë me respektin më të madh modelin e intelektualit konsensual dhe njërin nga përfaqësuesit e tyre më të përkushtuar, dhe unë një mik të paharrueshëm. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi