I ra sipër depozita e ujit, policia jep detaje nga vdekja e efektivit: Po ndihmonte qytetarin për të ndërruar gomën, por kur hoqi krikun… 52-vjeçari humbi jetën në spital

I ra sipër depozita e ujit, policia jep detaje nga vdekja e efektivit: Po ndihmonte qytetarin për të ndërruar gomën, por kur hoqi krikun… 52-vjeçari humbi jetën në spital

Policia ka dhënë detaje nga vdekja e efektivit, i cili humbi jetën pasi i ra sipër një depozitë uji e ngarkuar në rimorkion e një automjet.

Efektivi i policisë rrugore, 62-vjeçari Edmond Brahimaj, raportohet se ishte jashtë orarit të shërbimit dhe ka qenë duke ndihmuar një banor të zonës për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.
Por në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë efektivi ka mbetur i dëmtuar. Ai ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
 
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Ditën e djeshme, në fshatin Mlizë, shtetasi E. B., 62 vjeç, (punonjës policie jashtë orarit të shërbimit), i ka dhënë ndihmë një shtetasi, banor i zonës, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.
Në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë shtetasin E. B., i cili ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi