I mori jetën shokut të tij duke e hedhur në kanalin e ujërave të zeza, lihet në qeli 35-vjeçari! Si u zbulua krimi
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 35-vjeçarin Majlind Habibi, i cili akuzohet se vrau shokun e tij, 33-vjeçarin Branko Shkoza, ngjarje e ndodhur në zonën e Spitallës, më datë 2 dhjetor.
Viktima Branko Shkoza
I dyshuari për vrasjen e 33-vjeçarit u shfaq sot në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes së Branko Shkozës, të cilin e kishte njëkohësisht edhe fqinj.
“Me datë 27 kam qenë pushim dhe e kam takuar, se nuk vinte te lokali lagjes. Jam familjar, jam i pafajshëm e kam pranuar kot jam hallexhi. Kam djalin 4 vjeç dhe gruan shtatzënë zonja gjyqtare. Më kanë ushtruar dhunë dhe e kam pranuar krimin. Më ka ikur nusja me djalin nga frika”, ka deklaruar ai.
Majlind Habibi
Sipas policisë, Majlind Habibi dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit të ujërave të zeza për t’i marrë jetën.
Pasi hodhi Branko Shkozën nga ura për motive të dobëta, autori i dyshuar raportohet se fshehu krimin, duke mos treguar vrasjen.
Trupi i viktimës u gjet më datë 5 dhjetor pas kontrolleve intensive nga ana e shërbimeve të Policisë dhe e familjarëve të tij.
LEXONI EDHE: “Janë përfshirë të gjithë si familje, fshehën kufomën”/ Shoku i mori jetën duke e hedhur në kanal, vëllai i 33-vjeçarit: Trupin e gjetëm pas 4 ditësh, të kapen kamerat!
LEXONI EDHE: “Pashë diçka të zezë, kishte qenë çuni”- Shoku i ngushtë e hodhi në kanal, babai i 33-vjeçarit rrëfen momentin kur gjeti trupin! Fjalët e fundit që i tha të birit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi