Humbën jetën në lule të rinisë! Zbardhet dinamika e aksidentit me 4 viktima në Fushë Prezë! Çfarë ndodhi pak çaste para tragjedisë

Humbën jetën në lule të rinisë! Zbardhet dinamika e aksidentit me 4 viktima në Fushë Prezë! Çfarë ndodhi pak çaste para tragjedisë

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik në Fushë Prezë, ku humbën jetën 4 të rinj, 25 vjeçariBurime për News 24 bëjnë me dije se policia ka këqyrur kamerat e sigurisë ku duket se automjeti ku ndodheshin katër të rinjtë ka parakaluar 2 kamionë që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në karrexhatë në rrugë në sensin e drejtë dhe kanë vijuar udhëtimin kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.
Sipas dëshmisë së shoferit 24 vjeçar ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta. Ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë.
Sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës. Në dëshminë e parë shoferi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka thënë që ka qenë në lëvizje, më pas në dëshminë e dytë ka dhënë variantin e mësipërm.
Ndërkohë ka dyshime që këtij të fundit i është prishur betonierja dhe më pas i është fikur dhe nuk ka ndezuar asnjë dritë bllokazh dhe nuk ka vendosur as sinjalistikë në rrugë trekëndëshin që vendoset në rast defektesh kur ngel makina në rrugë.
Grupi hetimor dyshon se përplasja ka qenë e fortë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushe pamjes për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar, sepse ka qenë errësire dhe drejtuesi i betonieres nuk ka vendosur asnjë sinjalistikë.
Bazuar në ekspertizën e kryer nga grupi hetimor kur është përplasur me betonieren mjeti ku ndodheshin 4 të rinjtë ka qenë më shpejtësi rreth 140 km në orë.
NGJARJA
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës. Viktimat janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.
Mjeti ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere në Fushë-Prezë, më pas është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të rinjve që u dogjën brenda mjetit.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë – Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;
-V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;
-D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.
-Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi