“Grabitja që ndodh me investimet e rilindjes”- Petrit Vasili: Skandal! Dy tunele në Kroaci kushtojnë më pak se ai i Llogarasë! SPAK të nisë hetimet

“Grabitja që ndodh me investimet e rilindjes”- Petrit Vasili: Skandal! Dy tunele në Kroaci kushtojnë më pak se ai i Llogarasë! SPAK të nisë hetimet

Pak ditë më parë u hap tuneli i Llogarasë në jug të vendit, por për opozitën ndërtimi i saj është abuzive, pasi ka kushtuar shumë. Petrit Vasili ka bërë një krahasim me ndërtimin e dy tuneleve në Kroaci, 5.7 dhe 5.8 km të gjatë që kanë kushtuar 170 milionë euro. Ndërsa tuneli i Llogarasë 5.9 km i gjatë ka kushtuar 200 milionë euro.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se ky është një skandal dhe se është ‘tronditëse grabitja qe ndodh me investimet e rilindjes’.
“Edhe pse tuneli i Llogarase eshte sa 20 % e kapacitetit të dy tuneleve ne Kroaci kushton me shume”, shkruan Vasili, i cili i bën thirrje SPAK që të hetojë.
“SPAK duhet te ishte qe dje tek tuneli per te filluar hetimin e kesaj plaçkitjeje kaq te trashe ditën per diell”, shkruan Petrit Vasili.
Reagimi i Petrit Vasilit
Skandali. Ne Kroaci, dy tunele te njëjta  kushtojnë shume me pak se Llogaraja!
Është vërtet tronditëse grabitja qe ndodh me investimet e rilindjes.
Krahasimi me Kroacinë e zbardh shume thjesht skandalin.
🚩Ne Kroaci dy tunele Sveti Rok dhe Mala Kapela perkatesisht 5.7 km dhe 5.8 km kane kushtuar 170 milion euro.
🚩Tuneli Sveti Rok 5.7 km është me katër kalime dhe dy tunele shpejtësia e levizjes 100 km/ ore.
🚩Tuneli Mala Kapela 5.8 km gjashte kalime  dy tunele, shpejtësia e levizjes 100 km/ ore.
Kostoja e te dyve 170 milion euro.(2.1 miliarda kuna kroate).
Ndërsa Tuneli Llogarase 5.9 km ka vetëm dy kalime dy tunele ku njeri është vetëm emergjence dhe shpejtësia e lëvizjes 60- 80 km/ ore.
Kostoja 200 milion euro dhe i papërfunduar ku do te kete edhe kosto shtese.
Perfundime:
_____________
▪️Tuneli i Llogarase  eshte 5.9 km dhe kushton 200 milion euro,  ndersa dy bashke tunelet Sveti Rok dhe Mala Kapela jane 11.7 km dhe megjithate ndertimi i tyre ka kushtuar vetem 170 milion euro
▪️Tuneli i Llogarase ka 2 kalime , ndersa dy tunelet kroate kane 10 kalime.
▪️Tuneli i Llogarase ka shpejtesi 60- 80 km/ore ndersa dy tunelet kroate 100 km/ ore.
▪️Numri i automjeteve, qe do te perdorin tunelin e Llogarase eshte mesatarisht 7 mije makina ne dite ne kohen e sezonit, ndersa seicili nga tunelet kroate e ka mbi 32 mije e makina ne dite.
▪️Tuneli i Llogarase pra eshte sa 20 % e kapacitetit te këtyre dy tuneleve ne Kroaci dhe kushton me shume se ata te dy bashke.
‼️SPAK duhet te ishte qe dje tek tuneli per te filluar hetimin e kesaj plaçkitjeje kaq te trashe diten per diell.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi