Goditi me dosje anëtarin socialist të Këshillit Bashkiak pas vendimit për rritjen e çmimit të ujit, policia procedon qytetarin nga Elbasani

Goditi me dosje anëtarin socialist të Këshillit Bashkiak pas vendimit për rritjen e çmimit të ujit, policia procedon qytetarin nga Elbasani

Një qytetar nga Elbasani është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi një ditë më parë, më 1 korrik, ka goditur e me dosje një nga këshilltarët socialistë pas vendimit të Bashkisë së Elbasanit për të rritur çmimin e ujit.

Sipas policisë, 68-vjeçari me iniciale A.M., është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Blutë njoftojnë se 68-vjeçari, në ambientet e një salle ku po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak, ka prishur qetësinë në sallë duke folur me zë të lartë dhe ka goditur me disa sende, anëtarin e këshillit bashkiak, shtetasin me iniciale L. R.
Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit, ndërsa opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.
Qytetari, i cili po protestonte kundër këtij vendimi, i ka gjuajtur me dosje këshilltarit të PS që qëndronte i ulur në karrige. Ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke i hedhur disa letra dhe shkon drejt tij.
“Poshtë komunistat”, tha qytetari i revoltuar para nisjes së tensioneve në sallë.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

M., 68 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një salle ku po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak, ka prishur qetësinë në sallë duke folur me zë të lartë dhe ka goditur me disa sende, anëtarin e këshillit bashkiak, shtetasin L. R.;

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi