GJKKO shtyn seancën ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi
👁1521
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 11 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2 mujor të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Burime bëjnë me dije se shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.
Kujtojmë që më 18 qershor gjyqtarja Ilirjana Olldashi rrëzoi kërkesën Sali Berishës e Jamarbër Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë, duke i lënë sërish në arrest shtëpie.
SPAK kërkon që Berisha të qëndrojë nën masën e sigurimit arrest në shtëpi, ndërkohë që avokatët kërkojnë ndryshim mase.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv si pjesë e një hetimi gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi