“Gerti është dëshmi se si duhet të jetë një politikan”- Homazhet në nder të ish deputetit të PD-së, Luçiano Boçi: Dhimbja jonë është shumë e madhe

“Gerti është dëshmi se si duhet të jetë një politikan”- Homazhet në nder të ish deputetit të PD-së, Luçiano Boçi: Dhimbja jonë është shumë e madhe

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka marrë pjesë në homazhet në nder të Gerti Bogdanit, të zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

“Dhimbja është shumë e madhe”, u shpreh ai në oborrin e Parlamentit, ndërsa shtoi se ish-deputeti Gerti Bogdani është dëshmi se si duhet të jetë një politikan.
Boçi shtoi se Gerti Bogdani është “njeri shembull i të rinjve që duhet të ndërtojnë një karrierë të tillë të ndershme e të përkushtuar”.
Luçiano Boçi: I japim lamtumirën e fundit, mikut tonë, bashkëpunëtorët tonë, politikanit shembullit, shokut tonë personal Bogut, siç e thërrisnim në koefidencë.
Gerti ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan, shembull se si duhet të jetë një familjar, shembulli se si duhet një njeri të ndërtojë karrierën e tij, angazhimin publik, komunikimin politik. Dhimbja jonë është shumë e madhe, trishtimi dhe hidhërimi i familjes sonë politike, është po kaq i madh sa i dhe i familjes së tij.
Gerti vërtet sot udhëton drejt parajsës, por me atë dhimbjen e madhe që ai dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël në familjen e tij dhe shoqërinë e tij, pse jo dhe në atë pjesën e imponimit që sillte në Kuvend, një zë i fortë, me zërin e tij si njeri shembull i të rinjve që duhet të ndërtojnë një karrierë të tillë të ndershme e të përkushtuar siç e kishte ai. Nuk e besoj ende, por ai do të mbetet të kujtimet tona.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente