“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Mediun, ish-ministri: Është kthyer në një proces absurd, na hiqet e drejta për të bërë pyetje dhe për të vërtetuar cilësinë e ekspertëve
Është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili akuzohet për tragjedinë e “Gërdecit”.
Në seancën e sotme ishin thirrur 5 ekspertë, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 17 korrik në orën 09:00.
Ish-ministri në një komunikim për mediat pas përfundimit të seancës, ndër të tjerra tha se ky është kthyer në një proces absurd.
Mediu: Unë mendoj që dhe ju e shikoni që ky është kthyer në një proces absurd. Ne na hiqet e drejta për të bërë pyetje, na hiqet mundësia për të vërtetuar cilësinë e ekspertëve.
Sic e dëgjuat këta janë ekspertë që konsiderohen si dëshmitarë për një profil shkencor, kur asnjë nga ata nuk e ka si profil.
Për më tepër ato që ngrihen si pretendime shkojnë deri në absurditet. Sic e dëgjuat prokurorin në fund fare “po tha te akti i ekspertimit janë 3 elementë ku ka përgjegjësi ministri”. Dhe njëri nga këto se sësht paguar nga tatimi kur vetë ekspertë thonë që nuk është dëm, e dyta ka të bëjë me komisionin e çmimeve ku ministri s’ka të bëjë fare me këtë dhe e treta ka të bëjë me transportin.
Na u tha që nesër të paraqesim pyetjet me shkrim, procesi e kërkon që ne të bëjmë debat, ndërkohë që ne japim pyetje me shkrim dhe do marrim përgjgije me shkrim. Ky nuk është tashmë një debat gjyqësor, por është një proces inkuizitor, i cili kërkon t’i marrë gjërat e mirëqënia pa bërë asnjë debat.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi