Garda nuk lejoi deputetët e PD të futen në Parlament, seanca zgjati rreth 30 minuta! Karriget e djegura ende të pa zëvendësuara

Garda nuk lejoi deputetët e PD të futen në Parlament, seanca zgjati rreth 30 minuta! Karriget e djegura ende të pa zëvendësuara

Ndërsa deputetët e përjashtuar të PD-së vijuan aksionin opozitar jashtë Parlamentit, brenda maxhoranca socialiste hapi seancën duke vazhduar normalisht punimet e Kuvendit.

Siç duket edhe nga pamjet, karriget e deputetëve të opozitës, të cilat u dogjën seancën e kaluar ende nuk janë zëvendësuar.
Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht.
Diten e djeshme deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u perjashtuan me 60 dite nga Sekretariati i Etikes. Ky ndëshkim vjen pas tensioneve dhe kaosit në Paralment të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.
Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.
Deputetet qe u perjashtuan me 40 dite jane:
Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi