Fredi Beleri në burg për blerje votash, KQZ mblidhet të enjten për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të tij si kryetar bashkie në Himarë

Fredi Beleri në burg për blerje votash, KQZ mblidhet të enjten për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të tij si kryetar bashkie në Himarë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë të enjten më datë 04 korrik, mbledhjen për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit si kryetar bashkie në Himarë të Fredi Belerit.

Në një njoftim oër mediat, KQZ bën me dije se senca do të zhvillohet në orën 11:00.
Projektvenimi është propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, kur një agjent policie i ofroi atij vota për para.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar Belerin me 2 vite burg, për akuzat për korrupsion zgjedhor.
Njofitmi
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 04.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite:
Çështje për shqyrtim rishtas:
1. Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
2. Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Gentjan Fiqiri Muça anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
3. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Vau-Dejës, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, zj. Sanilje Reshit Salja”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi