FORMULA 1/ Vershtapen triumfon edhe në Kinë, makina Red Bull vijon dominimin

FORMULA 1/ Vershtapen triumfon edhe në Kinë, makina Red Bull vijon dominimin

Postuar: Prill 21, 2024 | 10:56

Piloti holandez Maks Vershtapen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1. Ky është suksesi i katërt sezonal për kampionin e botës, i pari në Kinë, që komandon i shkëputur edhe renditjen e këtij viti.

Piloti i Red Bull e dominoi garën nga fillimi deri në fund. Strategjitë e ndryshme me goma të rivalëve dhe dy hyrje të njëpasnjëshme të makinës së sigurisë në mesin e garës nuk e ndalën dot. Në vendin e dytë u rendit britaniku i MekLaren, Lando Norris, që bëri një paraqitje të mirë në pistë. Ndërkohë që, podiumi kompletohet edhe me meksikanin Serxhio Perez, pilotin tjetër të Red Bull.
Vershtapen bëri një garë të qetë dhe nuk e vuri në diskutim fitoren për asnjë moment. Mesi i garës dhuron emocione, kur makina e sigurisë hyn dy herë radhazi në pistë, pas tërheqjes së Botas dhe përplasjes së dy makinave. Ky moment ndihmoi disi makinat Ferrari, që arrijnë të rikuperojnë disa pozicione, duke u klasifikuar në vendet 4-5 me dy pilotët e saj.

LAP 30/56 CLASSIFICATION
The running order behind the Safety Car No.2#F1 #ChineseGP pic.twitter.com/7h1plbMoNK
— Formula 1 (@F1) April 21, 2024

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi