Flamur Noka letër Lulzim Bashës: Mos përdorni më logon e PD-së, dorëzoni çdo aset të partisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka dërguar një letër ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, ku i kërkon të mos përdorë më simbolet e PD-së pas vendimit të Apelit.
Ai shton se përdorimi i simboleve dhe aseteve të PD përbën kundravajtje ligjore dhe do të ndiqet penalisht.
Në letër kërkohet, që brenda 3 ditëve të dorëzohet çdo aset i Partisë Demokratike, ku përfshihen ambienteve e mara me qira, llogari bankare si edhe faqet zyrtare të PD në rrjetet sociale.
Kujtojmë që më 11 qershor, Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha. Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi