Erion Veliaj me masë “arrest në burg”- Avokati: Të largohet nga sistemi, por jo nga jeta familjare

Erion Veliaj me masë “arrest në burg”- Avokati: Të largohet nga sistemi, por jo nga jeta familjare

Avokati Gentian Rumano, duke komentuar seancën në Apelin e GJKKO ku u shqyrtua kërkesa e Erion Veliajt për lirimin nga qelia, është shprehur se “nganjëherë është e panevojshme për caktimin e masave të sigurimit për subjekte që nuk janë të rrezikshme për shoqërinë”.

Sipas avokatit ata duhen larguar nga sistemi, jo nga jeta familjare, ndërsa shtoi se “nuk mund ta barazojmë një intelektual, edhe nëse e ka kryer veprën penale të korrupsionit, me një subjekt që ka kryer veprën penale të vrasjes”.
Rumano: Nganjëherë është e panevojshme për caktimin e masave të sigurimit, sepse bëhet fjala për subjekte… e lidh edhe me institucionin, që ka në foks çështjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Njësia matëse e punës që duhet të realizojë SPAK është edhe ndalimi dhe caktimi i masave të sigurimit.
Por, unë i kam konsideruar këto subjekte që nuk janë të rrezikshme për shoqërinë, por janë të rrezikshme për sistemin. P.sh., zoti Veliaj mund të jetë shumë i rrezikshëm për sistemin, siç pretendon shoqëria, por jo shoqëria. Nuk është i rrezikshëm për njerëzit.
Pra, shoqërisht nuk është i rrezikshme dhe nuk mund ta barazojmë një intelektual, edhe nëse e ka kryer veprën penale të korrupsionit, me një subjekt që ka kryer veprën penale të vrasjes.
Nuk e kam fjalën vetëm për Veliaj se janë edhe shumë të tjerë që janë me masa sigurie arrest në burg. Ajo që them është që nëse janë të rrezikshëm për sistemin, hajde t’i largojmë nga sistemi jo nga jeta familjare. Por këtë vlerësim e bën gjykata pas kërkesës së prokurorisë. Por Prokuroria, njësi matëse të punës së saj, qoftë për opinionin, qoftë për atë që bën, ka caktimin e masave të sigurimit arrest në burg. Në vlerësimin tim, kjo është diçka që edhe mund të kufizohej.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente