
“Energjinë do ta blini tre herë më lirë”- Premtimet e Sali Berishës: Në vitin e parë do vendosim taksat më të ulëta në mbarë Europën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa prezantoi kandidatët e Shkodrës për zgjedhjet e 11 majit, prezantoi edhe pjesë të programit të tij.
Në fjalën e tij, ish kryeministri Berisha premtoi se në vitin e parë të qeverisë së tij do vendosim taksat më të ulëta në mbarë Europën. Po ashtu, Sali Berisha tha se energjinë do ta blenë tre herë më lirë.
“‘Made in Albania’ do e ngrejë në këmbë Shqipërinë”, tha Sali Berisha.
“Krenaria jonë kombëtare do jetë prodhimi i Shkodrës, Pukës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Bushatit, prodhimi i mbarë Shqipërisë.
Po, po nuk ka njerëz më duarartë, nuk ka njerëz më mendjendritur se në këtë qytet.
Prodhimet e tij, në qoftë se nxiten, në qoftë se ndihmohen, janë të denja për çdo treg.
Unë garantoj biznesmenët shkodranë dhe mbarë shqiptarë, investitorët shkodranë dhe mbarë shqiptarë se taksat më të ulëta në Europë do vendosen vitin e parë të qeverisjes sonë.
Se energjinë do ta blini tre herë më lirë. Se energjinë do ta blini me çmimin më të ulët në Europë. Jemi në vitin e diasporës, e meriton diaspora.
Nuk e kemi një fjalë elektorale këtë, jo, e kemi një fjalë të vërtetë, e kemi një fjalë zemre dhe unë u garantoj se do bëjmë gjithçka që ata mijëra shkodranë që kanë ndërtuar suksesin e tyre në Itali, Greqi, Amerikë dhe kudo të rikthehen të ndërtojnë ëndrrën shkodrane, ëndrrën më të bukur të jetës së tyre.
Pesë vite, asnjë taksë. Lehtësira të tjera për rikthimin e tyre. Made in Albania është krenaria jonë”, tha Sali Berisha.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi