EMRI/ Paraqitet në SPAK deputeti i Partisë Socialiste, u kallëzua 3 vite më parë nga…

EMRI/ Paraqitet në SPAK deputeti i Partisë Socialiste, u kallëzua 3 vite më parë nga…

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Mësohet se deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke.
Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.
“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar në vitin 2021, Edi Paloka.
Kujtojmë që pak vite më parë, konkretisht në 2017, Çyrbja u denoncua nga opozita, si person që rezultonte i ‘përfshirë’ në çështjen e Emiljano Shullazit.
Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.
Çyrbja ka dëshmuar në vitin 2017 në seancën ndaj Shullazit dhe grupit të tij që akuzohen për gjobëvënie, duke folur për lidhjet e tij edhe me biznesmenin Ylvi Beqja.
Në atë kohë  opozita reagoi ashpër duke kërkuar arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi