EMRI/ I konsideruar si ndërmjetës i trafikut të drogës, shqiptari burgoset me 10 vite! Mediat italiane: Dënim i lehtë

EMRI/ I konsideruar si ndërmjetës i trafikut të drogës, shqiptari burgoset me 10 vite! Mediat italiane: Dënim i lehtë

Narkotrafikanti shqiptar Fasli Qibini, i cili ishte në arrati për mbi 13 vite dhe u arrestua vetëm janarin e kaluar, u dënua me 10 vjet burg në Itali.

Mediat italiane raportojnë se ai mori një dënim dukshëm të lehtë në krahasim me akuzat dhe kërkesat e prokurorisë publike që kishte bërë kërkesë për dënuar me 20 vjet burg.
Shqiptari përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.
Gjyqtari, duke ndjekur vijën mbrojtëse të avokatit, ka përjashtuar akuzën e organizatorit dhe drejtuesit të shoqatës kriminale, duke ulur kështu dënimin, shkruajnë mediat italiane.
Ai  konsiderohet si ndërmjetës në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas hetuesve, Qibini menaxhonte dhe ndërmjetësonte trafikun e heroinës midis vendit të tij të origjinës, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore, ku bënte biznes me klanin Di Lauro dhe më pas me “Nardielli”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi