
EMRI/ Humb jetën tragjikisht në vendin e punës 53-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga lartësia prej 6 metrash
👁1400
Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.
Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Lulzim Buci. Ai humbi jetën në vendin e punës, pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash, pasi struktura e betonit në magazinën ku ai po punonte u shemb.
Bashkë me 53-vjeçarin u aksidentua edhe një punonjës tjetër 31 vjeç maroken, i cili mbeti i plagosur.
Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi