E rëndë! Nëna e alkoolizuar përplas në trotuar fëmijën 5 muajsh, foshnja dërgohet në spital

E rëndë! Nëna e alkoolizuar përplas në trotuar fëmijën 5 muajsh, foshnja dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një nënë në gjendje të alkoolizuar ka përplasur disa herë në trotuar fëmijën e saj 5 muajsh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës.
Burime bëjnë me dije se forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën 35-vjeçare dhe se ajo ka kundërshtuar me forcë, efektivët e policisë.
Mësohet se fëmija është dërguar në spital.
Sipas policisë, fëmija në sipërfaqe fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.
Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.
Burime bëjnë me dije se ajo është e divorcuar.
Njoftimi i policisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua rreth 35 vjeçe, në gjendje të dehur, ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i marrë fëmijën, por nëna ka kundërshtuar me forcë. Foshnja është dërguar në spital për kontrolle mjekësore dhe, sipas policisë, nuk ka dëmtime të dukshme. Megjithatë, po i bëhet një skaner për të vlerësuar gjendjen e organeve të brendshme.
Ndërkohë, nëna e fëmijës është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente