Drejtoria e Burgjeve i dha leje për të bërë betimin në Strasburg, ja sa ditë do të qëndrojë jashtë qelisë Fredi Beleri

Drejtoria e Burgjeve i dha leje për të bërë betimin në Strasburg, ja sa ditë do të qëndrojë jashtë qelisë Fredi Beleri

Drejtori i Burgjeve me anë të një njoftimi zyrtar bën me dijë se ka miratuar kërkesën 5-ditore për Frdi Belerin, në mënyrë që ai të kryrejë betimin si deputet i Parlamentit Evropian.

Sipas njoftimi, leja e Belerit do të nisë të henën (15 korrik), kur ai do të udhëtojë drejt Francës dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.
Njoftimi i plotë
Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi