![Doli fshehurazi nga gjykata dhe u largua me vrap, akuzë e re për mjekun Edmond Gashi! Policia: Shkeli masën e sigurisë! E pëson i riu që fshehu pamjet filmike në lokalin ku qëndroi doktori](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/doli-fshehurazi-nga-gjykata-dhe-u-largua-me-vrap-akuze-e-re-per-mjekun-edmond-gashi-policia-shkeli-masen-e-sigurise-e-peson-i-riu-qe-fshehu-pamjet-filmike-ne-lokalin-ku-qendroi-doktori_667e616a4f4dc.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Doli fshehurazi nga gjykata dhe u largua me vrap, akuzë e re për mjekun Edmond Gashi! Policia: Shkeli masën e sigurisë! E pëson i riu që fshehu pamjet filmike në lokalin ku qëndroi doktori
Mjeku Edmond Gashi, i cili doli fshehurazi nga gjykata dhe u largua me vrap pasi togat e zeza i caktuan masën e sigurisë “arrest shtëpie”, mësohet se kishte shkuar në një lokal pas “arratisjes”.
Ndërkohë ndaj doktorit 47-vjeçar është ngritur akuza për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Mjeku akuzohet se shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës,
Gjithashtu e ka pësuar edhe një 22 vjeçar me iniciale E. S., i cili ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku Edmond Gashi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi