“Do të të vras, po më le”- Bashkëshorti i vrau të dashurin, rrëfehet nëna e tre fëmijëve: Flinim në dhoma të ndara para se të largohesha nga shtëpia! Më kërcënonte mua e familjarët
Nëna e tre fëmijëve, bashkëshorti i së cilës Xhuljano Miho vrau 23-vjeçarin Xhimi Bakaj pak ditë më parë në Fier, ka rrëfyer detaje nga ndarja e saj me 39-vjeçarin.
Në një lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores së Evis Ahmeti, ajo ka rrëfyer se marrëdhënia e saj me Xhuljano Mihon kishte mbaruar disa vite më parë dhe se kishte nisur një lidhje dashurie me viktimën, por 39-vjeçari e kërcënonte se do ta vriste.
27-vjeçarja u shpreh se rreth dy vite para se të largohej nga banesa jetonin në dhoma të ndara.
“I merrte fëmijët 100 herë në ditë. Unë jetoja me motrën time, jo me viktimën. Kishte marrë një shtëpi me qira afër motrës sime e kishim lënë që çdo gjë ta bënim pas divorcit.
Xhuljano më pyeste dhe i thosha gjithmonë që të lutem nuk ke punë se çfarë bëj unë, se me Xhimin se me dikë tjetër do ta vazhdoj jetën time, ti shiko jetën tënde, Fëmijët nuk ti ndalo njeri, janë fëmijët e tu.
Kisha tentuar edhe herë të tjera të largohesha nga banesa por më kërcënonte, thoshte do të vras, po më ike, po më le. Ishte shumë i fiksuar. Kisha gati 1 vit e larguar, por kemi 2 vite që ai në dhomë më vete dhe unë në dhomë më vete.
Si mund ta doja dhe unë një njeri të tillë, më bëjnë në komente mua fajtore, por si mund ta doje një person që punonte lavazh dhe një antidjersë të kishe në makinë e vidhte e sillte në shtëpi, I thosha “pse e bën këtë vepër, ulën veten dhe fëmijët e tu”, tha ajo.
Nëna e tre fëmijëve rrëfeu se mes Xhuljano Mihos dhe prindëve të tij kishte sherre të përditshme, ku i drejtonin edhe thikat njëri-tjetrit, ndërsa të miturit qanin nga frika duke thënë ‘gjyshi të lutem mos e vrit babin, babi të lutem mos e vrit gjyshin’.
Gjithashtu tregoi se e kishte denoncuar në polici për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj saj, familjarëve, si edhe vetë Xhimi Bakajt, i cili po ashtu ishte i pajisur me urdhër mbrotje, por theksoi se uniformat blu i thoshin që ‘hë se nuk ju vrau vërtet’.
“Ne kemi jetuar me prindërit e tij, kishim dhunë të vazhdueshme, fëmijët villnin nga frika. Qanin thoshin ‘gjyshi të lutem mos e vrit babin, babi të lutem mos e vrit gjyshin”, i drejtonin thikat njëri-tjetrit. prindërit e kanë denoncuar për dhunë në familje, atë punën kishin çdo ditë, nuk kishin një shkak. Mendoja hë se do të bëhet më mirë, do të ndryshojnë, por bëheshin më keq.
Jemi martuar me mblesëri. Kur e shikon nga jashtë thua si ky s’ka më, por nuk e njeh një njëri. Kam qenë 18-vjeçe kur u fejova me të.
Jam shtatzënë me fëmijën e viktimës. Nuk e di nëse Xhuljano e dinte për shtatzëninë, por ishte i fiksuar. Para se të ikja nga shtëpia thoshte “unë të vras, e di që je e vdekur dhe s’je me tjetër”. Kërcënonte edhe familjarët e mi.
Mesazhi zanor 24 orë para krimit, atë ditë nuk kam dalë nga frika as në darkë dhe as gjatë ditës. Ditën tjetër dola me frikë dhe ndodhi ajo që ndodhi. I ka shkuar një pjesëtari të familjes, “të lumtë që ke fëmijët afër se do të kisha bërë kasaphanë”, ia hidhte fajin familjes time mbi atë çfarë ndodhi.
Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me video, me mesazhe ku thoshte do t’ju vras, do t’ju zhduk. Më thoshin ‘hë se nuk ju vrau vërtet’. Policia na përcillte me këto fjalë. Nuk e thërrnin që ta merrnin në pyetje, apo ti thoshin që nuk rri larg se ka urdhër mbrojtje.
Ai më thoshte “paske bërë kallëzim ti moj, por nuk edi që unë i kam të gjithë miq, nuk më gjen gjë fare, perëndinë zbrite dhe s’;ke shanse të shpëtosh nga mua. Unë dhe viktima kemi qenë të dy me urdhër mbrojtje”, u shpreh 27-vjeçarja.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi