“Do mbajnë mbi shpinë dhe moralin e turpit”- Ministrja Koçiu paralajmëron ndryshime në ligjin e Urdhrit të Mjekut: Do u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit nëse…

“Do mbajnë mbi shpinë dhe moralin e turpit”- Ministrja Koçiu paralajmëron ndryshime në ligjin e Urdhrit të Mjekut: Do u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit nëse…

Pas skandalit në Spitalin Onkologjik, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu nga Kuvendi është shprehur se për të sanksionuar dhe me ligj të gjithë ata mjekë dhe të tjerë që abuzojnë me detyrën, do të ndryshojnë ligjin për urdhrin e mjekut dhe infermierit.

Koçiu tha se do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit në rast se do të bëjnë ndërhyrje dhe sjellje amorale që cenojnë figurën e profesionistëve të shëndetësisë.
“Ndjej detyrën morale për të cekur çështjen e famshme te Onkologjiku. Padyshim që abuzimi rëndë me detyrën një grupi mjekësh, farmacistesh, stafi mjekësorë, është akt i një sjellje që ka vetëm një përgjigje, ndëshkimin ligjor, administrativ dhe moral.
Çdonjërin për ata burra e nga që ministria e shëndetësisë ka nisur hetim administrativ, krahas hetimit të Prokurorisë do të mbajë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit
Pikërisht për këtë, për të sanksionuar dhe me ligj të gjithë ata mjekë, ata që abuzojnë me detyrën, që e trajtojnë jetën e njerëzve si mall në treg me shumicë do të përballen me ndëshkime dhe sanksione që ne do t’i bëjmë prezent në këtë kuvend, për të amenduar ligjin e urdhrit të mjekut, infermierit, të cilëve do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit në rast se do të bëjnë ndërhyrje dhe sjellje amorale që cenojnë figurën e profesionistëve të shëndetësisë”, tha Koçiu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/do-mbajne-mbi-shpine-dhe-moralin-e-turpit-ministrja-kociu-paralajmeron-ndryshime-ne-ligjin-e-urdhrit-te-mjekut-do-u-hiqet-e-drejta-e-ushtrimit-te-profesionit-nese/”>Burimi</a>