Djegia e dy automjeteve, policia detaje: Zjarri ra në njërën prej makinave, më pas…
Policia ka dhënë detaje nga djegia e dy automjeteve gjatë natës në Durrës.
Sipas uniformave blu, zjarri ka përfshirë “Benz”- in e parkuar të kryeinxhinierit te OSHEE, Arben Alushi.
Më pas si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit me iniciale E. H., që ishte i parkuar pranë “Benz”-it.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi