![Disa ditë më parë u paraqit në SPAK, deputeti Asllan Dogjani nën hetim për fshehje pasurie!](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/disa-dite-me-pare-u-paraqit-ne-spak-deputeti-asllan-dogjani-nen-hetim-per-fshehje-pasurie_668bef9641892.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Disa ditë më parë u paraqit në SPAK, deputeti Asllan Dogjani nën hetim për fshehje pasurie!
👁998
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK ka kërkuar informacion në disa institucione.
Kujtojmë se pak ditë më parë, më 3 korrik 2024, Dogjani është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë.
Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.
Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi