Dhjetëra qytetarë përfunduan në spital të helmuar, dalin analizat e ujit të pijshëm në Bulqizë
👁1378
Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë ka bërë të njohur rezultatet e analizave të ujit të pijshëm në Bulqizë, pasi dhjetëra qytetarë përfunduan në spital një ditë më parë me shenja helmimi.
Sipas analizave të kryera, ka rezultuar se uji është i konsumueshëm. Mësohet se mostra për kryerjen e analizave është marrë në shtatë vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.
Kujtojmë se fillimisht u dyshua për një përzierje mes ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza.
Disa prej personave u paraqitën në spital me siptomat, e diarres, të vjellave dhe temperaturë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi