Deputetët e PD-së i ndërpresin fjalën ministres së Shëndetësisë! Nikolla paralajmëron: Uluni, do të ndërpres interpelancën! Koçiu: Kini respekt, kjo e bërtitur…
Interpelanca në Kuvend me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu është shoqëruar me tensione mes saj dhe deputetëve të PD-së.
Teksa ministrja Koçiu fliste për projekligjin për shëndetin riprodhues, ka pasur ndërhyrje nga ana e deputetëve të opozitës që janë ngritur në këmbë duke e penguar që të mbajë fjalën.
Ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar ndërhyrjen e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila paralajmëroi se nëse deputetët e PD-së nuk mbanin qetësi do të ndërpriste seancën.
“Uluni është e pamundur, do të ndërpres interpelancën dhe do të vazhdoj me rendin e ditës”, iu drejtua kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Ndërsa ministrja Koçiu i kërkoi që të mos bërtisnin dhe të tregonin respekt.
“Keni interes, keni miratuar një interpelancë për ligjin shëndetit riprodhues, keni respekt se kjo e bërtitur nuk tregon se nuk keni asnjë forcë argumenti. Mund të lejoni të vijohet seanca ashtu siç duhet ju lutem”, u shpreh Koçiu.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/deputetet-e-pd-se-i-nderpresin-fjalen-ministres-se-shendetesise-nikolla-paralajmeron-uluni-do-te-nderpres-interpelancen-kociu-kini-respekt-kjo-e-bertitur/”>Burimi</a>