Deputetët e PD i vendosin zjarrin karrigeve, a do t’i djegin mandatet? Përgjigjet Gazment Bardhi: Do na kenë përballë çdo moment

Deputetët e PD i vendosin zjarrin karrigeve, a do t’i djegin mandatet? Përgjigjet Gazment Bardhi: Do na kenë përballë çdo moment

Deputetët e PD e nisën me tension  dhe kaos seancën e sotme parlamentare. Pasi u futën brenda kuvendit, ku edhe gjuajtën me sende të forta, ata morën karriget dhe dolën jashtë, duke i vendosur zjarrin.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë djegie mandati, Bardhi u përgjigj “jo”. Ai që i dogji njëherë mandatet – tha ai – e beri për tu shmangur nga beteja.
“Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë cdo moment”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi