Çmimi i Madh i Kanadasë/ Rasëll vendos “pole position” falë… rregullores
Postuar: Qershor 9, 2024 | 8:37
Mercedes dhe Xhorxh Rasëll vendosën pole position në “Canadian Grand Prix” në një sesion impresionues nga britaniku që mundi kampionin në fuqi, pavarësisht se Maks Vershtapen përsëriti të njëjtën kohë.
Në Montreal ndodhi diçka e pazakontë. Xhorxh Rasëll dhe Maks Vershtapen kanë përshkruar për të njëjtën kohë xhiron e tyre të shpejtë të sesionit të tretë të provave zyrtare, 1:12:00.
Por sot nga vendi i parë do të niset piloti i Mercedes pasi kreu xhiron e tij më të shpejtë përpara holandezit.
Rregullorja e Formulës 1 i lejoi kështu Rasëllit të fitojë “pole pisition” e dytë në karrierë plot 679 ditë nga i pari, në Çmimin e Madh të Hungarisë në 2022-in.
Kjo është radha e nisjes në garën e të dielës:
Russell (Mercedes) 1’12”0002. Verstappen (Red Bull) 1’12”0003. Norris (McLaren) 1’12”0214. Piastri (McLaren) 1’12”1035. Ricciardo (RB) 1’12”1786. Alonso (Aston Martin) 1’12”2287. Hamilton (Mercedes) 1’12”2808. Tsunoda (RB) 1’12”4149. Stroll (Aston Martin) 1’12”70110. Albon (Williams) 1’12”79611. Leclerc (Ferrari) 1’12”69112. Sainz (Ferrari) 1’12”728
13. Sargeant (Williams) 1’12”736 14. Magnussen (Haas) 1’12”916 15. Gasly (Alpine) 1’12”940 16. Perez (Red Bull) 1’13”326 17. Bottas (Sauber) 1’13”366 18. Hulkenberg (Haas) 1’13”978 19. Zhou (Sauber) 1’12”978 20. Ocon (Alpine) 1’13”435*
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi