Censi/ Reagon ashpër Shkupi zyrtar: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta! Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”! Kemi thirrur ambasadorin tonë në Tiranë për…
Pas publikimit të Censit të popullisë në Shqipëri ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, e cila shpreh shqetësim, duke thënë se të dhënat për numrin e maqedonasve në vendin tonë nuk janë të sakta.
Po ashtu, Shkupi zyrtar shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior”.
Për të gjitha këto, ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të thërrasë ambasadorin e saj në Tiranë Danço Markovski per konsultime urgjente për të sqaruar siç thuhet në njoftim “mangësitë dhe mospërputhjet në këtë proces”.
Njoftimi i ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut:
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut vëren me shqetësim serioz rezultatet e publikuara paraprake të Regjistrimit të popullsisë të mbajtur në Republikën e Shqipërisë në vitin 2023.
Parregullsitë teknike në mënyrën e zbatimit të tij, të cilat janë vënë në dukje vazhdimisht nga shoqatat maqedonase në Republikën e Shqipërisë në prag të regjistrimit, por edhe gjatë zbatimit të tij, kanë rezultuar në publikimin e të dhënave paraprake, të cilat fatkeqësisht, nuk pasqyrojnë në mënyrë adekuate numrin real të maqedonasve etnikë në vend.
Po ashtu, Ministria shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior” dhe përdorimin e emrit të një vendi si zëvendësim për një bashkësi etnike.
Ministria do ta thërrasë ambasadorin Danço Markovski për konsultime urgjente në drejtim të sqarimit të mangësive dhe mospërputhjeve në këtë proces, duke shqyrtuar mundësitë për korrigjimin e duhur të lëshimeve dhe gjetjen e rrugëve më adekuate për veprim të mëtejshme të përbashkët dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Shqipërisë.
Në vazhdim, Ministria do të bashkëpunojë intensivisht me përfaqësuesit kompetentë të autoriteteve në Republikën e Shqipërisë dhe me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Republikën e Shqipërisë në drejtim të promovimit të tyre kulturor dhe social brenda shoqërisë shqiptare, e cila për fat të keq dhe më shumë se padyshim u neglizhua plotësisht nga struktura e mëparshme politike në vendin tonë.
Të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve fqinje duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të rregullave, parimeve dhe vlerave të rendit juridik ndërkombëtar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi