“Boll mos ndërhy më…” – Sherr në Komisionin Hetimor, Vokshi përplaset me Ndrecën: Të ka çuar ndonjëri ndonjë mesazh? Deputeti i PS: Mos bëni këto pyetje, po intimidoni
Komisioni Hetimor për PPP në shëndetësi është shoqëruar me debate mes kryetares, Albana Vokshi dhe deputetit të PS, Plarent Ndreca.
Në këtë komision këtë të martë ishte ish anëtari i komisionit të dhënies së koncesioneve, Genc Burazeri, i cili u pyet nga Albana Vokshi për procedurat e ndjekura
Vokshi: Në procesverbal shkruhet Komisioni u mblodh në filan datë u diskutua këto, poshtë janë firmat e anëtarëve. Këtu i keni të firmosura edhe kur nuk keni qenë…Unë e di që i keni hartuar sipas qejfit, por procesverbali nuk është ashtu
(Ndërhyn Plarent Ndreca)
Vokshi: Nuk ka nevojë ti thuash ti përgjigju ose mos u përgji. Boll mos ndërhy kot tani
Ndreca: Kjo është e palejueshme dhe kalon çdo kufij, nuk mund ti thuash ti dëshmitarit “e di unë si i keni bërë ato”. Ti je për të pyetur dëshmitarin dhe për të marrë përgjigje. Janë pyetje intimiduese.
Vokshi: Nuk ta kam dhënë fjalën, fjalën do e marrësh kur ta jap unë. Jam e qetë dhe po mundohem të kuptohet.
Ndreca: Fjalën me jap e drejta
Vokshi: Do ta marrësh kur ta jap unë për procedurë.
Ndreca: Pyetja juaj ishte e paligjshme, pyetja ishte intimiduese
Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin
Ndreca: Ne, shumica, unë gjithë kolegët këtu
Vokshi: Ore je në terezi ti, shumica përcakton ligjin?
Ndreca: Kush je ti, pyetjet tuaja janë intimiduese
Vokshi: Më lër dhe mos më ndërhy, boll o Plarent, të ka cuar ndonjëri mesazh ty
Ndreca: Nuk punoj me mesazhe une, ju punoni me mesazhe
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi