
Berishës i ikën një aleat, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian largohet nga koalicioni “Për Shqipërinë Madhështore”
Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Sali Berisha i është larguar një parti.
Bëhet fjalë për Aleancën e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski, që ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni opozitar.
Kryetari i kësaj force politike i është drejtuar me një letër kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i njofton edhe vendimin për t’u tërhequr dhe i kërkon çregjistrimin nga ky koalicion.
“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025″, thuhet ne dokument.
Shkresa drejtuar KQZ per t’u çregjistruar nga koalicioni i Berishes
Shkresa drejtuar KQZ:
Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË
Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
I nderuar z. Celibashi,
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.
Me respekt,
Kryetari i partisë
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi