Berisha zyrtarisht nën akuzë nga SPAK: Gjekmarkaj: Po synohet të shuhet opozitarizmi në Shqipëri
👁1736
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe i PD-së, ka komentuar marrjen të pandehur nga SPAK të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Gjekmarkaj tha në studion e emisionit ‘Open’ në News24, se është marrë e pandehur opozita, ndërsa shtoi se po synohet shuarja e opozitarizimit në Shqipëri.
“Në optikën time, nuk po merret i pandehur një person, ish-Kryeministri apo ish-Presidenti, lideri i opozitës, por po ndodh një gjë më e rëndë: e pandehur po merret opozita shqiptare. Po synohet të shuhet opozitarizmi në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi