Berisha sulmon kandidatët e Ballukut në Fier: Petro Koçi i krahasuar me Ceno Klosin, del qelibar! Lista e dytë, me hajdutë e patronazhistë

Berisha sulmon kandidatët e Ballukut në Fier: Petro Koçi i krahasuar me Ceno Klosin, del qelibar! Lista e dytë, me hajdutë e patronazhistë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar kandidatët për deputetë të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku në Fier, ku në listën e hapur është përfshirë Ceno Klosi, i cili është nën hetim nga SPAK për 4 vepra penale.

Berisha e krahasoi Ceno Klosin me deputetin Koçi, i cili u tërhoq nga gara, duke u shprehur “të del Petroja qelibar”.
“Po Ceno Klos të dytë nuk bën, po ta krahasosh Ceno Klosin me Petro Koçin të del Petroja qelibar, pak me thënë. E kuptoni apo jo?”, u shpreh ai.
Ndërkohë shtoi se lista e hapur është me hajdutë dhe patronazhistë.
Sali Berisha: Lista e hapur është hajdutë dhe patronazhistë. Po Ceno Klos të dytë nuk bën, po ta krahasosh Ceno Klosin me Petro Koçin të del Petroja qelibar, pak me thënë. E kuptoni apo jo?
Lista tjetër është patronazhist dhe të tjerët kërkojini në Google, kërkojini aty për të gjetur se çfarë janë. Mungesë totale respekti ndaj qytetarëve.
Të përpëlitet sa të dojë, ta vazhdojë flasë me veten nga mëngjesi në darkë, monologun e mëngjesit ta vazhdojë gjithë ditën, por Rama me asgjë nuk mund të mbulojë problematikat e tmerrshme te listët që u paraqiti shqiptarëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente