Berisha ironizon replikat mes Ramës dhe Bashës: Dashuritë janë me faza, Zoti ua shtoftë! Atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur

Berisha ironizon replikat mes Ramës dhe Bashës: Dashuritë janë me faza, Zoti ua shtoftë! Atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur

Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar replikat në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Berisha deklaroi se Rama dhe Basha, “atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur”.
Kreu i PD-së u shpreh se dashuritë janë me faza dhe se tashmë, sipas tij, ata vendosën ta bënin publike.
“Zoti ua shtoftë”, deklaroi Sali Berisha me nota humori.
“Atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur, kaq mund të them. Dashuritë janë me faza, e kanë fazën latente, e kishin ata, e donin publikisht. Zoti ua shtoftë (Qesh)”, u shpreh shkurtimisht Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente