Basketbolli ngre qepenat, nis sot sezoni me Kupën e FSHB-së

Basketbolli ngre qepenat, nis sot sezoni me Kupën e FSHB-së

Postuar: Shtator 27, 2024 | 15:24

Basketbolli shqiptar do të nisë sot zyrtarisht edicionin sportiv 2024- 2025, me aktivitetin e parë të kalendarit. Për tri ditë me radhë nga kjo e premte dhe deri të dielën në qytetin e Elbasanit do të mbahet Kupa e FSHB-së.

Bëhet fjalë për një kompeticion që u shërben ekipeve më shumë për t’u testuar para startit të kampionateve kombëtare. Sfida hapëse e këtij aktiviteti do të jetë në radhët e meshkujve, teksa Fieri dhe vendësit e Elbasanit do të zhvillojnë ndeshjen paraelimintarore.

 
Fituesin e këtij çifti e pret “krahëhapur” Besëlidhja të shtunën në gjysmëfinale. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të vendosë përballë Tiranën dhe Apoloninë. Në radhët e femrave në gjysmëfinalet e së shtunës do të kemi përballjet TiranaElbasani dhe Flamurtari-Studenti. E diela do të jetë dita e finaleve, si për femra gjithashtu edhe për meshkuj.
PANORAMASPORT.AL
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi