
BASKETBOLL/ Besëlidhja shkruan historinë, shpallet kampione e Shqipërisë pa asnjë humbje
👁1738
Postuar: Maj 25, 2024 | 21:25 Besëlidhja është shpallur kampione e Shqipërisë në basketbolli për meshkuj për edicionin 2023-2024. Lezhjanët e Afrim Bilalit kanë mbyllur një sezon perfekt, si të pamposhtur me 27 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara. Skuadra veriore i mbylli llogaritë në finalet “play off” ndaj Teutës me rezultatin 4-0, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi në finalen e katërt në Durrës me rezultatin e thellë 67-105 (16-27, 20-27, 18-30, 13-21). Një sukses i merituar që shpërblen të gjithë punën dhe investimin e klubit, me Besëlidhjen që ngjitet në majën e sportit të koshit në Shqipëri. Ky...
Burimi:
Panorama.com.al