BASKET/ Shqipëria U-18 merr suksesin e parë, kuqezinjtë dominojnë kundër Gjilbratarit në Elbasan

BASKET/ Shqipëria U-18 merr suksesin e parë, kuqezinjtë dominojnë kundër Gjilbratarit në Elbasan

Postuar: Korrik 25, 2024 | 14:03

Shqipëria ka shkëlqyer në ndeshjen e saj të dytë në Divizionin C të Kampionatit Europian U-18 për djem që po mbahet në Elbasan që prej datës 23 korrik.Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Besim Dervishaj mundën Gjibraltarin me rezultatin e thellë 70-42 (23-11, 21-13, 12-12, 14-6), takim i vlefshëm për Grupin A. Adoleshentët e koshit shqiptar e dominuan ndeshjen që nga fillimi, duke u treguar dukshëm superiorë në 3 perioda.
Skëndi Sinani me 18 pikë e 7 kërcime, si dhe Erigert Bello me 16 pikë, 4 kërcimeve e 3 asistime, ishin lojtarët me rendimentin më të lartë në radhët e Shqipërisë. Kështu pasi tentuan një përmbysje të çmendur në debutim ndaj Luksemburgut, duke rikuperuar 21 pikë dizavantazh, por që u shpëtoi më pas fitorja vetëm në sekondat e fundit, Shqipëria ka marrë suksesin e parë europian. Kuqezinjtë do të luajnë sot në orën 18:30 takimin e fundit në grup, teksa përballë do të kenë San Marinon.
Një ndeshje tepër e rëndësishme, pasi do të luhen fatet e kualifikimit për në gjysmëfinalet e Divizionit C të Europianit, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi