Bardhi takim me strukturat drejtuese të PD-së në Mallakastër: Koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit

Bardhi takim me strukturat drejtuese të PD-së në Mallakastër: Koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Fier, ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të partisë në Mallakastër.

Bardhi shprehet se “Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet”.
Gjithashtu tha se “është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit”.
Postimi i Gazment Bardhit:
Në Mallakastër, sëbashku me strukturat drejtuese të partisë, nisëm punën për forcimin e partisë, bashkimin e çdo kontributori ndër vite dhe kontaktin derë më derë me çdo qytetar.
Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi