Balla vizitë në DASH, takohet me përfaqësues të Zyrës për Koordinimin e Përpjekjeve për Zhvendosjen e Afganëve, ministri: Vlerësuan kontributin e Shqipërisë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku dhe është takuar dhe me përfaqësues të Zyrës për Koordinimin e Përpjekjeve për Zhvendosjen e Afganëve (CARE).
Në një reagim për mediat, Balla shprehet se DASH dhe CARE kanë vlerësuar kontributin e Shqipërisë në mikpritjen e qytetarëve afganë përgjatë procesit të zhvendosjes së tyre.
Ndër të tjera, ai bën me dije se ka marrë edhe një certifikatë vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit.
“Një Certifikatë Vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit gjatë këtij procesi”, e ka cilësuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim duke shpërndarë pamjet e takimit në zyrat e DASH.
Në këtë takim, Balla shoqërohej në takimin e mbajtur në Uashington nga ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/balla-vizite-ne-dash-takohet-me-perfaqesues-te-zyres-per-koordinimin-e-perpjekjeve-per-zhvendosjen-e-afganeve-ministri-vleresuan-kontributin-e-shqiperise/”>Burimi</a>