Aksion kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, lëshohen urdhër-arreste për 16 punonjës të OSHEE

Aksion kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, lëshohen urdhër-arreste për 16 punonjës të OSHEE

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion për goditjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Burime bëjnë me dije se autoritetet lokale po kryejnë ekzekutimin e urdhër-arresteve për rreth 16 punonjës të OSHEE në Rajonin e Gjirokastrës, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
Bëhet fjalë për punonjës të sektorit teknik dhe akuzohen për favorizimin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në rajonin e Gjirokastrës.
Operacioni është ende në zbatim dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar si nga policia, ashtu edhe nga prokuroria e Gjirokastrës

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente