Aksident në aksin Burrel-Klos, furgoni përplas një 4-vjeçar! I mituri transportohet drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Burrel-Klos, furgoni përplas një 4-vjeçar! I mituri transportohet drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Burrel-Klos, pranë Urës së Shulbatrës, ku një mjet i llojit furgon ka përplasur një fëmijë 4 vjeç.

Sipas informacioneve të para, i mituri ka qenë dukë kaluar rrugën në momentin kur është përplasur.
4-vjeçari mësohet se është transportuar drejt Spitalit të Traumës  në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, policia ndohet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi