Aksident i rëndë në Maliq, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Maliq, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme (12 mars) në Maliq.

Policia bën me dije se një i ri, duke drejtuar motorin, ka përplasur një 68-vjeçar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për spital.
Ndërkohë, drejtuesi i motorit, ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin  A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë.
Si pasojë e  përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital  shtetasi A. S.
Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente